Instituti Kombëtar i Fizikës (IKF) është njësi bashkëpunimi dhe koordinimi shkencor në fushat e fizikës, me mision nxitjen e dijes e të vërtetës shkencore, mbrojtjen e shëndetit publik, trashëgimisë kulturore, mjedisore dhe materiale, nxitjen e teknologjisë dhe inovacionit, përmirësimin e programeve të studimit universitar, zhvillimin e fizikës si shkencë themelore, në bashkëpunim me Institutet, Akademitë e tjera dhe institucione të mirëfillta shkencore. IKF funksionon kryesisht përmes faqes elektronike www.ikf-akad.al, Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
IKF - Akademia e Shkencave
Instituti Kombëtar i Fizikës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Instituti Kombëtar i Fizikës (IKF) është njësi bashkëpunimi dhe koordinimi shkencor në fushat e fizikës, me mision nxitjen e dijes e të vërtetës shkencore, mbrojtjen e shëndetit publik, trashëgimisë kulturore, mjedisore dhe materiale, nxitjen e teknologjisë dhe inovacionit, përmirësimin e programeve të studimit universitar, zhvillimin e fizikës si shkencë themelore, në bashkëpunim me Institutet, Akademitë e tjera dhe institucione të mirëfillta shkencore. IKF funksionon kryesisht përmes faqes elektronike www.ikf-akad.al, Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
IKF synon promovimin e dijeve më bashkëkohore në fushën e fizikës në të gjithë hapësirën mbarëshqiptare, lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes fizikanëve shqiptarë kudo në botë, rritjen e aksesit dhe lidhjes mes fizikanëve shqiptarë dhe të huaj, mbështetjen e ekselencës shqiptare në kërkim e mësimdhënie, me fokus talentet e reja.
IKF synon të krijojë një zë aktiv dhe autoritar në mjedisin kombëtar të fizikës dhe të shërbejë si qendër e komunitetit të shqiptarëve të diplomuar në fizikë. Klik388
Në fokusin e aktiviteteve të IKF bën pjesë edhe fizika shkollore, përmes bashkëpunimit dhe nxitjes së mendimit kritik ndërmjet aktorëve kryesorë, në dobi të përmirësimit të mësimdhënies së fizikës; përmes aktiviteteve të tilla si trajnimi i çertifikuar i mësuesve; përmes përfshirjes së mësuesve të fizikës dhe nxënësve të talentuar në grupe aktive për popullarizimin e shkencës.
Aktivitetet kryesore të IKF
-
Organizim konferencash, takimesh kombëtare dhe ndërkombëtare, forumesh të ndryshme diskutimi online apo onsite në fushën e fizikës.
-
Afrim i fizikanëve të huaj me mjedisin shkencor mbarëshqiptar, shoqëruar me çertifikime të tilla honorifike, si p.sh. “Bashkëpunëtor i ASH”.
-
Mbajtje leksionesh të hapura online sipas tematikave të ndryshme, nga fizikanë shqiptarë dhe të huaj.
-
Krijim grupesh më të ngushta të interesit sipas një fushe të caktuar të fizikës.
-
Hartim studimesh, projektesh e propozimesh për organet shtetërore, në lidhje më zhvillimin e fizikës në hapësirën shqiptare si dhe deklaratash mbi pozicionin e IKF- së në lidhje më çështje të kërkimit, financimit të tij, inovacionit dhe mësimdhënies në fizikë.
Bordi Drejtues
Akademia e Shkencave, Shqipëri